Zidane me deklaratë të papritur për Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e pranon që ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, nuk është në formën më të lartë.

“Nuk është problem nëse Ronaldo luan një ndeshje të keqe. Me rëndësi është që të vazhdojmë të punojmë”, tha fillimisht Zidane.

“Cristiano gjithmonë do të kritikohet. Është mësuar me këtë. Ai është i koncentruar në ndeshjen me Malagan për asgjë tjetër”, shtoi ai.

“Ronaldo është shumë mirë. Ai gjithmonë do ta bëjë diferencën në këtë skuadër. Ai gjithashtu do të ketë edhe ndeshje jo të mira. Kjo më ka ndodhur edhe mua”, përfundoi Zizu.