Zidane i bije pishman! E kërkon rikthimin e yllit që e largoj

Sulmuesi i Olympique Lyon, Mariano Diaz ka bërë një deklaratë befasuese për të ardhmen e tij.

Sulmuesi dominikan në këtë verë u larguar nga Real Madridi për tu transferuar në Francë.

Mariano ka thënë se ai ishte i detyruar që të largohej nga klubi madrilène për shumë arsye.

Sipas tij, arsyeja kryesor që ai vendosi të largohej, ishte minutazha e vogël që e kishte tek Real Madridi.

zidane

“Unë e doja qëndrimin tim atje, por gjërat nuk shkuan ashtu siç e kasha menduar”, ka thënë Diaz për esRadio, përcjell GazetaOlle.com.

“Kisha shpresuar që do të luaja më shumë, por gjërat nuk rrodhën ashtu, pasi unë vendosa të biesdoja me trajnerin për të ardhmen time”.

“Kur erdhi fundi i sezonit unë e pash që nuk kisha më çfarë të bëja aty dhe vendosa që të largohem, pasi minutazah e vogël nuk më ndihmonte që të zhvillohem si lojtar”.

“Kur Lyoni erdhi me ofertë, unë nuk u mendova shumë pasi kisha njohuri për klubin dhe e pranova menjëherë dhe jam shumë i lumtur që e arrita këtë gjë”, ka përfunduar sulmuesi dominikan.

Deri më tani në këtë sezon, Mariano Diaz ka arritur që të shënoj 12 gola në të gjitha garat për Lyonin, duke bërë që Real Madridi ta mendoj rikthimin e tij./Gazeta Olle/

08759b537f9e4e319acd192ce8bf7780