Zidane: Pogba është lojtar i madh, por mendoj vetëm për lojtarët që kam në dispozicion

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, gjatë konferencës për shtyp për ndeshjen kundër Gijonit, ka folur për transferimin e mundshëm të Paul Pogbas.

Tekniku francez ka thënë se ylli i Juventusit është një lojtar i madh, por aktualisht ai mendon vetëm për ata që ka në dispozicion.

“Pogba është një lojtar i madh, edhe pse në këtë moment unë mendoj vetëm për lojtarët që kamë në dispozicion”, ka thënë Zidane.

Për Pogban gjithashtu kanë shfaqur interesim Barcelona, PSG dhe City.