Zidane e pranon, Reali interesohet për Pogban

Zinedine Zidane e ka pranuar se është e logjikshme që Real Madrid të jenë I interesuar për yllin e Juventus, Paul Pogba.

21-vjeçari francez është aktualisht ëshyë jashtë fushave pas një lëdnimi të marr, por ai deri më tani është vlerësuar në rreth 100 milionë euro.

“Unë nuk e di se ku do të shkoj, unë e di që ju do të duhet ta pyesni atë se ku do shkojë. Aktualisht ai është në Juventus”, th Zidane për ‘Canal Plus’.

“Duke marrë parasysh moshën dhe potencialin e tij, unë mendoj se ai mund të përparojë edhe më shumë . Kur ne jemi duke folur për një lojtar si ky, është e logjikshme se Real Madrid dhe klubet e tjera të mëdha janë të interesuar”.

Pogba ka qenë i lidhur për një kalim në  klubet si Paris Saint-Germain, Barcelona, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.

Juventus ka thënë se nuk e kanë për qëllim të shesin mesfushorin e tyre më të mira.