Zhvillime të reja rreth Etrit Berishës

Portieri nga Kosova i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha aktualisht është i dëmtuar dhe do të mungojë ndeshjen e nesërme që Atalanta do të luajë ndaj Udinezes.

Megjithatë duket se gjërat po përmirësohen për portierin shqiptar.

Një lajm i mirë vjen nga Bergamo, aty ku Berisha më në fund ka filluar fazën rehabilituese.

Mesa duket është shmangur operacioni i mundshëm dhe “gardiani” kuqezi do të rikthehet në fushën e lojës shumë më shpejtë nga sa pritet.

Nën kujdesin e rreptë të stafit mjekësor të Atalantës, Berisha ka filluar punën për rekuperimin e tij të plotë pas dëmtimit në gju.

Loading...