Zhvillime të reja nga Vëllaznimi, tani lajmet e mira vijnë për lojtarët

Zhvillime të reja prite të ketë edhe gjatë ditës së sotme tek Vëllaznimi i Gjakovës.

Pas emërimit të Agim Canës në krye të klubit, tani është radha që lajmet e mira të vijnë për lojtarët.

“GazetaOlle.com”, mëson se Agim Cana do të takohet sot me lojtarët dhe të gjithëve pritet t’iu jepet lajmi i mirë për shlyerjen e borxheve të mbetura nga stinori vjeshtor.

Po ashtu, do të bëhen të ditura edhe çështje të tjera, si fillimi i përgatitjeve, trajneri i ri etj.

Gjasat maksimale për të marrë drejtimin e skuadrës i ka trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli.

altik vellaznimi