Zhegrovës i del problemi i parë te Baseli, injorohet keq nga skuadra

Skuadra zvicerane e Baselit ka bërë fotografinë zyrtare pas startit të pjesës së dytë të sezonit në Zvicër dhe natyrisht, pjesë e kësaj fotografie ekipore ishte edhe Edon Zhegrova

Talenti 19-vjeçar i Kosovës, Eden Zhegrova, la Genkun në këtë merkato për t’u transferuar te Baseli, atje ku synon t’i tregojë gjithë botës sa ka vërtetë një të majtë si të Lionel Messit, dhe se nuk e thërrasin kot “Messi i Kosovës”.
Tashmë ka bërë edhe fotografinë zyrtare me klubin e ri dhe sipas videos të publikuar nga Baseli në Instastory, Zhegrova duket paksa i vetmuar.

Sido që të jetë, talenti shqiptar nuk pritet të ketë probleme me adaptimin te Baseli pasi aty luajnë dy shqiptarë tjerë, Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.