Zhegrova tregon pse nuk vazhdoi me Baselin

Edon Zhegrova shkëlqeu këtë edicion te Baseli në Superligën e Zvicrës, duke zënë edhe një vend titullari në skuadrën e Marcel Koller.

Futbollisti i Kosovës, i huazuar te Baseli nga Genk, ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin permanent te klubi i madh helvetik.

Madje, shumë media në Zvicër e Belgjikë kanë shkruar se futbollisti nga Kosova mund të rikthehet te Genk gjatë verës.

Në mes të tjerash, Zhegrova ka folur edhe për të ardhmen e tij te Baseli.

“Problemi ka qenë që Baseli e ka pasur opsionin për transferimin tim për 3.5 milionë euro deri më 31 mars, megjithatë shkaku i virusit, klubi ka pasur probleme financiare”, ka thënë Zhegrova në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.