Zhegrova thyen heshtjen, tregon nëse është në lidhje dashurie

Edon Zhegrova, një nga futbollistët më të talentuar të Kosovës ka zbuluar se nuk është në lidhje dashurie.

Në një hapësirë për pyetje e përgjigjje me ndjekës në ‘Instagram’, Edoni u përgjigj: “Shumë pyetje a jam në lidhje, jo nuk jam”, përcjellë Gazeta Olle

Zhegrova, ishte përfolur shumë se ai ishte në lidhje me bukuroshen Elsa Musliu.

Megjithatë, duket se Edoni i ka dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë.

20 vjeçari, ka shkëlqyer këtë vit te Baseli, duke bërë ndeshje fantastike në minutat që kishte në dispozicion./Gazeta Olle