Zhegrova sërish në ‘aksion’, shikoni çfarë bën me Taulant Xhakën

Në ditët e para të muajit shkurt, Edon Zhegrova kompletoi transferimin te klubi i madh zviceran, Basel.

Mesfushori i talentuar kosovar u largua nga Genk duke u huazuar për një sezon e gjysmë te Baseli, shkruan Zëri.

Te kampioni i shumëfishtë i Zvicrës, Zhegrova ka përkrahjen e dy shqiptarëve, Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.

Por, bazuar në postimet e fundit në rrjetet sociale, Edoni po kalon më shumë kohë me Taulantin, transmeton Gazeta Olle.

Së fundmi, reprezentuesi i Kosovës ka postuar dy fotografi me Taulantin, duke u argëtuar me disa këngë shqipe.

Ndryshe, Edoni nuk luajti në ndeshjen e fundit të Baselit, shkaku se nuk është përgatitur sa duhet për të luajtur.