Zhegrova sërish godet jashtë fushe, kjo është e ‘bëma’ e tij e fundit

Edon Zhegrova po e shijon në maksimum aventurën e re në Zvicër. Ai la Genkun në merkaton e janarit për t’u transferuar te Baseli

20-vjeçari nuk po ka shumë minuta te klubi zviceranë. Mbrëmë, në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës kundër FC Zurich, ku Baseli fitoi 3-1 dhe u kualifikua në finale, Zhegrova luajti vetëm disa minuta, pasi u inkuadrua në lojë në atë të 90-të.

Megjtihatë, ai duket i lumtur me jetën atje. Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se ia ka shtuar një tjetër veturë luksoze koleksionit të tij.

“Vogëlushja ime e re”, ka shkruar Zhegrova teksa ka postuar fotografi të Mercedes.