Pas shkuarjes së Emir Sahitit në Rabotniçki të Shkupit, sot edhe Edon Zhegrova zhvilloi ndeshjen e fundit për fanellën e Prishtinës, ndërsa tani e tutje do të jetë pjesë e skuadrës belge, KAA Gent.
Ndeshjen e Prishtinës kundër Ardhmerisë së Pejës e përcollën edhe kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi sëbashku me menaxherin e KAA Gent, Luan Ahmetaj.
Prishtina fitoi 1:0.