Zhegova në formë fantastike: Ja nota e tij sot në Ligën e Evropës

Edon Zhegrova po vazhdon me ndeshje të mira nën-fanellën e Baselit.

Sot ylli kosovar debutoi në Ligën e Evropës me skuadrën zvicerane, shkruan Gazeta Olle.

20 vjeçari në këtë takim luajti për 88-të minuta.

E pas kësaj ndeshje Zhegrova kishte notën 8.0 duke qenë futbollisti më i dalluar në këtë përballje.

52 prekje të topit, 6 driblime e 12 duele të fituara, ishin disa nga statistikat e kosovarit në takimin e sotëm ndaj Getafës që Basel e fitoi 2:1.