Zhdrella vazhdon me Feronikelin

Pasi vazhdoi bashkëpunimin me Afrim Tovërlanin, Feronikeli ka filluar të mendojë për ta ndërtuar skuadrën për gara evropiane dhe sezonin e ri të Superligës.

Kësisoj, pas Flamur Nezirit, edhe katër herë futbollisti më i mirë në vend, Mentor Zhdrella ka gjetur akordin për vazhdimin e kontratës me Feronikelin, shkruan Gazeta Sheshi.

Palët janë akorduar që bashkëpunimi të vazhdojë drejt suksesve të reja të klubit nga Drenasi.

Ndryshe, ditëve në vijim pritet të bisedohet edhe me futbollistë tjerë, të cilëve iu kanë skaduar kontratat.

Krahas kësaj, klubi do të bëjë edhe disa superpërforcime, derisa lakohen shumë emra duke e përfshirë atë të Debatik Currit, Astrit Fazliut, Besnik Krasniqit e të tjerëve.