Zhdrella te Feronikeli

Edhe pse Besa e kishte zyrtarizuar, megjithatë ka qenë Feronikeli që e ka rrëmbyer Mentor Zhdrellën, i cili edhe zyrtarisht është futbollist i klubit nga Drenasi.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Feronikelit në ‘Facebook’.

Por për dallim nga pejanët, drenicasit e kanë prezantuar edhe me fotografi.

Mentor Zhdrella sezonin e fundit luajti për Prishtinën, ku në 23 paraqitje shënoi vetëm 4 gola.

Ai është shpallur katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë.