Zhdrella: Feronikel, të tregoj të martën

Vazhdojnë negociatat mes Feronikelit dhe Mentor Zhdrellës, por futbollisti ka kërkuar kohë për t’i dhënë një përgjigje definitive klubit kampion të Kosovës.

“I kemi kërkuar një përgjigje Zhdrellës dhe ai na ka thënë se do të na tregojë të martën. Negociatat po shkojnë mirë, mirëpo të shohim se si do të mbyllen”, deklaroi drejtori i klubit, Arton Berisha, për GazetaOlle.com.

Ai shtoi se Feronikelit i duhet një mesfushor, andaj edhe nëse përgjigja e Zhdrellës do të jetë negative, klubi nga Drenasi do të kërkojë një mesfushor tjetër.