Zhbllokohet ‘El Clasico’, Reali në epërsi!

Sot në La Liga na pret super përballja e dy gjigantëve, Real Madrid – Barcelona.

Dy skuadrat që po luftojnë për titullin kampion, do të masin forcat në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Gazeta Olle.

Kur po zhvillohet pjesa e dytë, tashmë është zhbllokuar rezultati.

Real Madrid ka kaluar në epërsi në minuën e 71-të.

Braziliani, Junior Vinicius ka shënuar golin e parë pas asistimit nga Kroos.