Zgjodhi Shqipërinë para Kosovës, Florian Kamberi vjen me mesazh për kritikuesit

Florian Kamberi është një nga elementët që më së shumti pritet në Kombëtare, dhe kjo për shkak të formës që ka treguar në kampionatin skocez ku aktivizohet me skuadrën e Hibernian.

Sulmuesi nuk mundi të zbriste dhe të bënte debutimin me kuqezinjtë në grumbullimin e fundit të Shqipërisë për shkak të disa procedurave në lidhje me lejen nga Zvicra, megjithatë pritet së shpejti të marrë dritën jeshile.

Së fundmi, në një intervistë në Skoci, Kamberi ka treguar se merret vesh shumë mirë me partnerin e sulmit te Hibernian, ndërsa thekson se kritikat i përdor si motivim dhe për t’iu treguar njerëzve të kundërtën.

“Ne sulmuesit marrim kritikat më të mëdha. Nëse nuk shënon gol, edhe nëse nuk të jepet asnjë shans gjatë ndeshjes, sërish kritikohesh.

Unë personalisht, kritikat i përdor si motivim dhe për t’iu provuar njerëzve të kundërtën.

Mendoj se me partnerin e sulmit këtu kemi një raport të mirë dhe mund të luajmë shumë mirë së bashku

Ai me cilësitë e tija dhe unë me cilësitë e mia. Funksionon shumë mirë për ekipin”, u shpreh Kamberi, raporton VipSport.