Zëvendësohet në minutën e 68-të, Mbappe fjaloset me trajnerin e PSG-së

PSG ka fituar me rezultatin 5-0 sfidën e sotme ndaj Montpellier në kampionatin francez.

Në këtë ndeshje një nga golat e shënoi edhe sulmuesi Mbappe, shkruan Gazeta Olle.

Ky i fundit, është zëvendësuar në minutën e 68-të të takimit duke u zëvendësuar nga Icardi.

E reagimi i francezit Mbappe ishte jo i mirë ndaj trajnerit të tij pas këtij zëvendësimi duke qenë i pakënaqur me këtë vendim të Tuchel.

Mbappe, është përfolur për një kalim të mundshëm te Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës 2020./Gazeta Olle