Zero gola kundër Mourinhos

Zlatan Ibrahimovic konsiderohet si një prej  sulmuesve më të mirë në botë. Por, ai kurrë nuk i ka realizuar gol një skuadre të drejtuar nga Jose Mourinho.

Paris Saint-Germain viziton Chelsean të mërkurën në ndeshjen e kthimit të vlefshme për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Dueli i parë ëhstë mbyllur në barazim 1:1 andaj Blues kanë epërsi të lehtë të golit si mysafir. Por, Zlatan Ibrahimovic me shokë synojnë të përmbysin gjithçka në Stamford Bridge.

E për ta bërë këtë, gjiganti suedez duhet të thyejë mallkimin e tij me skuadrat e drejtuara nga Jose Mourinho.

Tingëllon e pabesueshme, por Ibrahimovic nuk ka realizuar asnjë gol kundër ekipeve të Mourinhos, në total prej shtatë ndeshjeve të zhvilluara.