Zeneli paralajmëron rikthim pas lëndimit, numëron orët “Tick tack, tick tack”…

Arbër Zeneli, mesfushori i kombëtares së Kosovës ishte lënduar në ndeshjen e qershorit ndaj Malit të Zi.

Zeneli tashmë pas operacionit pritet të mungojë së paku deri në fillim të vitit 2020, shkruan GazetaOlle.

Por në rrjetet sociale anësori kosovar ka publikuar disa momente gjatë fazës rikuperuse.

“Tick tack tick tack” ka shkruar Zeneli, duke paralajmëruar një rikthim në fusha të gjelbërta.