Zeneli e nis me supergol

Futbollisti kosovar, Erfan Zeneli, e ka filluar në mënyrën më të mirë stinorin e ri në Finlandë.

Erfani ka arritur të realizojë sot gol direkt nga gjuajtja e lirë e dënimit në fitoren 3:1 të skuadrës së tij Helsinki kundër RoPS.

Zeneli e shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën 45’. Golin e Erfanit mund ta shihni nga 3’10’’.