Zeneli drejt transferimit te klubi i njohur i Series A

Fiorentina duket se është futur seriozisht në garë për yllin e Kosovës, Arbër Zenelin.

Mediet italiane vijnë me lajmin se klubi nga Firenca, është vënë në ndjekje të Zenelit, i cili po bën një supersezon me klubin e tij aktual, SC Heerenveen, në ligëne elitare të Holandës.

“Fiorentina është vënë në ndjekje të sulmuesit kosovar, Arber Zeneli”, shkruajnë mediet italiane.

Zeneli me SC Heerenveen ka kontratë deri në vitin 2019.

Por, duket se reprezentuesi i Kosovës gjatë këtij dimri do të bëhet më klub të ri, dhe siç mësohet, Fiorentina është destinacion i mundshëm.