Zeman: Ja e vërteta me Partizanin, më kanë kontaktuar për…

Zdenek Zeman është objektivi i madh i Partizanit.

“Bohemi”, kështu e thërrasin prej dekadash çekun e italianizuar tashmë, e ka lënë të hapur opsionin për të drejtuar kampionët e Shqipërisë.

Është “Panorama Sport” që kontaktoi me 72-vjeçarin i cili u tregua diplomat dhe shumë i kujdesshëm për interesimin e të “Kuqve”.

 “Po, kam pasur një bisedë me dikë nga Shqipëria. Më pyetën nëse jam i disponueshëm për të negociuar dhe u thashë ‘po’. Vetëm kaq. Nuk e di nëse do të realizohet diçka në të ardhmen apo jo. Do t’ia lëmë kohës”, deklaroi Zeman.

“Demat” të cilët kërkojnë të zëvendësojnë Gegën me ish-trajnerin e Romës dhe të Lazios.

Zeman është vetëm një ndër tre kandidatët me të cilat klubi i kuq po negocion. Bëhet fjalë edhe për dy trajnerë italianë me të cilët po zhvillohen bisedime nëse marrëveshja me ish-trajnerin e Romës nuk finalizohet.