Zekirija Ramadani zgjedh mes Kupës dhe titullit, këtë trofe e dua më shumë

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka thënë se synimi i skuadrës së tij është Kupa dhe titulli i kampionit.

Ramadani në emisionin “2me1”, ka thënë se do të mundohen që në këta tre muaj të sjellin dy trofetë në Drenas, transmeton Gazeta Olle.

Megjithatë, nëse duhet të zgjedh njërin trofe, atëherë sigurisht se do të dëshironte të shpallej kampion.