Zekirija Ramadani e “tepron” pas barazimit me Llapin

Llapi ka barazuar me Feronikelin në shtëpi, duke mos arritur të shmanget në klasifikim.

Ndeshja u mbyll baras në “Zahir Pajaziti”, 1:1.

Për vendësit realizoi mbrojtësi Egzon Sinani.

Megjithatë, atij iu përgjigj Lulzim Doshlaku.

feron

Trajneri i Niklit, Zekirija Ramadani, u shpreh i kënaqur me barazimin.

Ai deklaroi që një pikë në shtëpinë e Llapit, është pozitive.

“Llapi kur luan në shtëpi është ekip shumë i fortë. E dnim që janë të fortë në ndërprerje, por nuk ia dolëm t’i ndalim në golin e parë”, deklaroi Ramadani për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Jemi të kënaqur me këtë barazim. Nuk duhet të humbim ndaj ekipeve rivale. Llapi e ka llogaritur një trepikësh sot dhe ne ia humbëm dy pikë”.

“Është një kampionat shumë i vështirë. Orari nuk është i lehtë apo i vështirë, sepse duhet të luajmë ndaj të gjitha skuadrave”.

“Me kualitetin që e kemi në ekip, meritojmë të jemi në tri vendet e para”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

zekirija ramadanitabela