Zbulon Ivan Perisic: ”Ja pse refuzova transferimin në Man United”

Ylli i Interit, Ivan Perisic ka zbuluar se pse dështoi transferimi i tij në Man United verën e kaluar.

Manchester United ishte i interesuar shumë për mesfushorin kroat gjatë verës së kaluar, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Trajneri, Jose Mourinho i kërkonte shërbimet e Perisicit pasi që nuk ishte i bindur për aftësisë e Anthony Martial.

Ndërsa, Perisic rinovoi kontratën me Interin dhe tani është duke shkëlqyer në çdo ndeshje.

Mourinho

”Spalletti na tregoi se çdo lojtar është i rëndësishëm dhe se ne kemi kapacitet që të fitojmë”.

”Trajneri luajti rol të madh për të më bindur mua që të qëndroj”, tha Perisic për Mediaset Premium.

Tani, Gareth Bale është në shënjestrën e ”Djajve të Kuq”, të cilët priten ta lansojnë ofertën në verën e ardhshme.

Megjithatë, një lëvizje e Man Unitedit për sulmin mund edhe të mos ndodhë pasi që tani Mourinho është duke u bindur nga Martial. /Gazeta Olle/

spalletti inter