Zbulohet videoja ku tifozët serbë ofendojnë Shaqirin në gjuhën shqipe (VIDEO)

Gazeta zvicerane Blick ka zbuluar videon ku tifozët serbë shihen duke ofenduar Xherdan Shaqirin.

Në një video amatore një tifoz serb dëgjohet duke ofenduar yllin kosovar të Liverpoolit, në gjuhën shqipe.

Ngjarja ka ndodhur në takimin e javës së kaluar, ku Liverpool mposhti në Anfield Road Crvena Zvezdën 4:0. “Shaqiri t… nanën, Shaqiri”, dëgjohet duke brohoritur tifozi serb, pasi Xherdani afrohet tek vija anësore, raporton Gazeta Olle.

Mediat zvicerane shkruajnë se serbët tentuan t’i hakmerren Shaqirit për shqiponjën e bërë dhe golin e shënuar për Zvicrën, në fitoren 2:1 ndaj Serbisë në Kupën e Botës Rusia 2018.

Sidoqoftë, edhe në këtë takim, Shaqiri dha përgjigjen për serbët, pasi kontribuoi në fitoren e Liverpoolit duke asistuar një herë.

Shaqa ka paralajmëruar se do të udhëtojë edhe në Beograd për takimin e radhës me Zvezdën.

VIDEON mund ta shihni duke klikuar KËTU: