Zbulohet vendi ku do të qëndroi Shqipëria në Francë

Kombëtarja mesa duket e ka përcaktuar rezidencën për në kampionatin Europian e cila do të jetë “Hotel de Mougins”, katër yje plus. Është në qytetin e Kanes. Drejtuesit e FSHF-së kanë kohë deri më 31 janar 2016 të ndërrojnë mendje. Do të jemi “komshi” me Turqinë.

Por, të zbulojmë më nga pranë se si është hoteli ku do të qëndrojë kombëtarja e Xhani de Biazit dhe stafi i saj. Bëhet fjalë për hotelin me katër yje plus, “Hotel de Mougins”, që ndodhet në Kanë.

Një vend mjaft i qetë dhe me një natyrë vërtet çlodhëse për sytë. Madje, në adresën zyrtare të hotelit, nëse përpiqesh të bësh prenotim në datën kur bie edhe Europiani i futbollit, të dalin plot 33 dhoma të prenotuara që në momentin që flasim, raporton Sport Ekspres.

Praktikisht, 23 futbollistët, stafi i De Biazit (shtatë persona, përfshirë mjekët dhe bazën materiale) por edhe nëpunës të tjetër të FSHF-së. Sigurisht, presidenti Duka duhet të qëndrojë diku tjetër, sepse rregullorja thotë kështu, për të mos interferuar.

Sakaq, pranë Shqipërisë, disa km më larg, do të qëndrojë Turqia e Fatih Tehrimit. Për t’u theksuar edhe diçka tjetër, që udhëtimet charter, pra nga një qytet në tjetrin, në sajë të ndeshjeve, do të paguhen nga UEFA, ashtu si edhe hotelet ku do të akomodohet Shqipëria përpara ndeshjeve