Zbulohet transferimi i ri i Dritës, vjen nga Shqipëria?

Futbollisti japonez Masato Fukui mund ta vazhdojë karrierën në futbollin e Kosovës.

“Gazeta “Zëri” ka bërë të ditur se skuadra e Dritës së Gjilanit mund ta rrëmbej futbollistin i cili për opinionin shqiptar u bë i njohur në Shqipëri.

Fukui i cili aktivizohet si mesfushorë dhe i cili dallohet për shpejtësinë e tij, në edicionin e fundit ishte pjesë e Kamzës në Shqipëri.

30-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Tiranën, Skënderbeun e Korçës, Sutjeskën e Nikshiqit, Home United dhe Gainare Tottori.

Ndryshe, Drita gjatë ditës së djeshme e ka transferuar edhe zyrtarisht Ilir Blakçorin nga Llapi.