Zbulohet sekreti i mos-rinovimit të Messit, vjen oferta 400 milionëshe që e largon nga Barca (FOTO)

Leo Messi dhe Barcelona ende nuk e kanë zyrtarizuar vazhdimin e kontratës, pavarësisht se është thënë se marrëveshja është arritur.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu e ka konfirmuar disa herë se Leo Messi e ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij.

Por, pavarësisht fjalëve të tij, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.

Në rast se do të ketë ndonjë komplikim, atëherë Manchester City është gati që të transferojë Messin.

Për këtë ka gati 400 milionë euro, shkruan AS.

messimockup2

Kontrata aktuale e Messit skadon më 30 qershor të vitit 2018.

Raportohet se ai nuk është i kënaqur me transferimet e Barcelonës.

Ylli argjentinas kërkoi ardhje më të bujshme gjatë verës.