Zbulohet se cilin futbollist nga Kosova, po e përcjell De Biasi

Vetë futbollisti pejan është shprehur i lumtur për interesimin, por ka shtuar se tashmë ka zgjedhur kombëtaren e Kosovës, ndaj do që të jetë në rregull.

Paolo Tramezani, ndihmësi i De Biazit në kombëtare, ka qenë i pranishëm në tribunën VIP të “Selman Stermasit”, ku ka përcjellë “live” ndeshjen Tirana-Skënderbeu 1-2.

Në mungesë të një vendi të dedikuar për të, Tramezani është ulur në stolin e planifikuar për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë shtetit, kështu që ndihmësi i De Biazit e ka parë pa problem kryesfidën e javës së 13-të të Superiores.

Natyrisht, në fokusin e tij kanë qenë lojtarë të skuadrës kampione, që janë pjesë e kombëtares, si Orges Shehi dhe Sabien Lilaj, mirëpo, Tramezani ka zbuluar edhe një detaj tjetër për “Procesi Sportiv”. Ai ka thënë se po vëzhgon edhe Bernard Berishën, anësorin kosovar të Skënderbeut, i cili ka luajtur tashmë dy ndeshje me Kosovën.

“Berisha është një lojtar mjaft i mirë. Shpejtësia, veprimet teknike dhe cilësitë që ka ky lojtar mund t’i shërbejnë kombëtares në të ardhmen.Unë e njoh mjaft mirë, pasi e ndjek nga afër prej kohësh lojtarin e Skënderbeut,” – ka thënë ndihmësi i De Biazit.

Vetë futbollisti pejan është shprehur i lumtur për interesimin, por ka shtuar se tashmë ka zgjedhur kombëtaren e Kosovës, ndaj do që të jetë në rregull. Ai ka shtuar se nëse i duhet kombëtares shqiptare, do të jetë i gatshëm në çdo kohë, vetëm se tashmë duhet negociuar me Federatën Kosovare të Futbollit dhe trajnerin Albert Bunjaki, sepse vendosin ata për të.

Loading...