Zbulohet rroga e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes

Revista prestigjioze zvicerane, L’illustre, e publikoi dje në artikull ku lavdërohet puna që trajneri Bernard Challandes po e bën me ekipin kombëtar të Kosovës.

Në këtë artikull është treguar edhe paga që zvicerani e bën për punën e tij me “Dardanët” – 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit, raporton Gazeta Express.

Për këtë punë, L’illustre shkruan se nuk paguhet aq shumë sa do të ishte paguar në Zvicër, mirëpo  paguhet po aq sa trajneri  Vladimir Petkovic i Zvicrës, nëse merren parasysh standardet ekonomike të të dy vendeve.

Sipas vlerësimeve të L’illustre, Challandes paguhet nga 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit, pa i përfshirë këtu bonuset e fituara nga qeveria për triumfin në Ligën e Kombeve dhe bonuset e premtuara në rast të kualifikimit në EURO 2020.

“Unë nuk ankohem. Krahasuar me standardin e jetës së vendit, shpërblehem po aq sa Petkovici. Ngjashëm si në Armeni, as këtu nuk ka kurrë vonesa në pagë”, është shprehur Challandes.