Zbulohet rroga e Armando Dukës në UEFA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është zgjedhur ditën e sotme në Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin që po zhvillohet në Romë.

Ky pozicion, do t’i sjell Dukës një pagë vjetore prej 160 mijë eurosh, në total për 4 vjet do të përfitojë 640 mijë euro, sipas mediave shqiptare.

Kjo shumë është publikuar vitin e shkuar nga vetë institucioni më i lartë në Evropë, transmeton Gazeta Olle.

Kjo ishte hera e dytë që Duka kandidonte për këtë post. Ai arriti të merrte 36 vota nga 55 të mundshme, për një mandat 4 vjeçar.