Zbulohet njeriu që po e shkatërron Kombëtaren

Pas kthimit të Tiranë, kombëtarja shqiptare e futbollit duket se po rikthen në ekip përplasjet midis lojtarëve si në kohë kur kombëtarja drejtohej nga i ndieri, Medin Zhega. Këtë herë njeriu që po fut përçarje dhe diferencime sipas lojtarëve të Kombëtares është zv/trajneri italian Paolo Tramezzani.

Lojtarët të Kombëtares kanë treguar për Syri.net se gjatë seancës së fundit stërvitore para ndeshjes me Francës, në fushë po luante ekipi që do të zbriste përballë “gjelave” që nga minuta e parë, Tramezzani, me një stil arrogant ka larguar nga fusha dhe nga formacioni mesfushorin Odise Roshi.

Kjo sjellje e Tramezzanit është bërë para të gjithë lojtarëve të pranishëm në stërvitje.

Lojtarët kanë treguar për SYRI.net se trajneri italian i ka marrë jelekun Roshit dhe ia ka dhënë mbrojtësit Andi Lila. Veshja e jelekut një ditë para ndeshjet nën kupton se ai lojtar do të jetë në formacion që nga minuta e parë në ndeshjen që pritej të luhej ndaj Francës.

Askush nga lojtarët nuk e ka kuptuar këtë sjellje të Tramezzanit me mesfushorin shkatërrues, Odishe Roshi dhe arsyen e vërtetë pse ndodhi. Vetë Roshi pas këtij veprimi është parë i rënduar psikologjikisht gjatë gjithë kohës, kanë thënë lojtarët e kombëtares të cilët ndodhen në Tiranë.

Mesfushori fierak është shprehur se Tramezzani është duke i shkatërruar karrierën pasi aktualisht është larguar nga skuadra e Rijekës ku luajti sezonin fundit. Roshi priste që të bënte një paraqitje të mirë me kombëtaren në Europian dhe të firmoste me një skuadër tjetër.

Por kjo vështirë të ndodh për shkak të minutave të pakta që Roshi luajti gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian, dhe sjelljes së ndihmës trajnerit Tramezzani në stërvitje.