Zbulohet lojtari i ndeshjes

Eden Hazard është zgjedhur lojtari më i mirë në sfidën mes Belgjikës e Hungarisë.

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, shkëlqeu ndaj Hungarisë ku shënoi gol në fitoren prej 4:0 të skuadrës së tij.

Kjo ka bërë që ai të zgjidhet më i miri nga UEFA dhe lexuesit e saj. Kujtojmë se Belgjika u bë çerekfinalisti i gjashtë deri më tani në Euro 2016, pas Portugalisë, Gjermanisë, Polonisë, Uellsit dhe Francës.