Zbulohet këshilla e trajnerëve që riktheu Joshuan

Anthony Joshua u rikthye në lojë atëherë kur Wladimir Klitchko kishte momente më të mirë.

Sipas mediave angleze ishin këshillat e trajnerëve që e ndihmuan Joshuan të rimarrë veten dhe ta mposht ukrainasin.

“Ai është 41-vjeçar, ai është duke u lodhur”, i thanë trajnerët boksierit britanik në raundin e nëntë, raporton Gazeta Olle.