Zbulohet e vërteta e hidhur: Ja pse u largua Agim Zeka nga Prishtina (VIDEO)

Futbollisti nga Prishtina, Agim Zeka ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me skuadrën e njohur franceze, Lille dhe qysh në paraqitjen e parë realizoi dy gola të bukur.

Nga shitja e Zekës, Skënderbeu ka përfituar 300 mijë euro dhe do të përfitojë pas çdo shitjeje tjetër, pasi posedon 20 për qind të kartonit të futbollistit kosovar.

E klubi i Prishtinës, ku sulmuesi i talentuar kaloi nëpër të gjitha grupmoshat, nuk ka përfituar asnjë cent deri me tani, pasi nuk i kishte ofruar kontratë në kohën kur Zeka vlerësohej si talent i madh nga trajnerët.

Për më shumë shikoni kronikën e Tribuna Channel.