Zbulohen gjyqtarët e Ligës Ballkanike

Drejtuesit e Ligës Ballkanike, kanë bërë të ditur përmes faqës zyrtare gjyqtarët të cilët do të gjykojnë ndeshjen e parë finale ndërmjet Sigal Prishtinë dhe Rilski Sportis.

Gjyqtar kryesor do të jetë Marius Ciulin nga Rumania, së bashku me dyshën ndihmëse Zdravko Rutesiq dhe Igor Dragojeviq, nga Mali i Zi.

Në ndeshjen e dytë e cila do të zhvillohet në Bullgari, gjyqtarë kryesor do të jetë boshnjaku Ademir Zurapoviq. (GazetaOlle.com)