Zbulohen çmimet e biletave për ndeshjen Sigal Prishtina –Rilski

Interesimi për ndeshjen e parë finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rilski Sportis, është jashtëzakonisht i madh.

Faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ka bërë të ditur se biletat për ndeshje do të dalin të martën me fillim nga ora 13:00 para Neë Bornit.

Çmimi i biletës do të kushtoj 3 euro. Ndërsa numri i biletave VIP, ëshët i limituar për arsyeje të kërkesave të mëdha. Çmimi i biletave VIP kushtojnë: 15 Euro rendi i parë pas koshave dhe 10 Euro rendi i dytë dhe tretë pas koshave

Finalja e madhe do të transmetohet në Supersport Kosova HD 1 dhe Supersport HD 4. Transmetimi fillon një orë më herët ku do të mund ti ndiqni intervistat dhe analizat e paralojës