Zbardhet agjenda e KAS-it, 10 orë diskutime, mungon Ivanoviqi

Dita e nesërme do të jetë vërtet shumë e ngjeshur ku delegacioni shqiptar do të raportojë përballë trupës së përcaktuar nga Gjykata e Arbitrazhit. Nesër do të ketë një ballafaqim të fakteve, ku gjithcka pritet të fillojë që në orët e para të mëngjesit. Ora 8:00 shënon fillimin e punimeve, pastaj të gjithë do të dëshmojnë me radhë.

Kapiteni Lorik Cana dhe trajneri De Biazi kanë 30 minuta kohë për të folur përballë kësaj trupe me bindjen dhe shpresën se do të arrijnë të bindin gjyqtarët për të fituar 3 pikët.

Ndërkohë nga pala serbe do të ketë një videokonferencë të kapitenit Branislav Ivanovic, i cili nuk mund të jetë i pranishëm pasi duhet të luajë me Chelsean. Ndryshe nga ai, Cana është në Zvicër.

Diskutimet do të vijojnë deri në orën 18:00 ku pritet të ketë një vendim final. Supersport sjell pamjet eksluzive dhe axhendën.

axhendaa