Zabërgja i kundërpërgjigjet Zhdrellës

Enis Zabërgja është i pari që iu është kundërpërgjigjur deklaratave të lojtarëve të Prishtinës, para derbit Prishtina – Hajvalia, që luhet të shtunën.

Ish-bashkëlojtari i tij tek Hysi, Mentor Zhdrella, tha se ky nuk është derbi, pasi Hajvalia nuk e ka mundur ende asnjëherë Prishtinën.

“I pash do deklarata lojtarëve të Prishtinës jo kemi me i mundur jo kështu, e pash që herët ia paskan nis me u frikësuar”, shkroi Zabërgja në ‘Facebook’.

Me Hajvalinë injoroi edhe Viktor Kuka.

Zabërgja disa herë i ka shënuar Prishtinës, sa ishte pjesë e Hysit. (Gazeta Olle)