Z Mobile Prishtina-s.Oliver Wurzburg përfundon me këtë rezultat

Z Mobile Prishtina është mundur nga s.Oliver Wurzburg me rezultat 78:91 në kryeqytet.

Skuadra gjermane ishin më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti fitore të merituar në FIBA Europe Cup, shkruan Gazeta Olle.

Kjo ishte humbja e tretë e Prishtinës, derisa ka edhe një fitore. Me këtë humbje Prishtina nuk ka gjasa të kualifikohet në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.