Z Mobile Prishtina, fituese e Superkupës

Z Mobile Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Fituesi i Kupës në edicionin e kaluar sot është treguar skuadër dukshëm më e mirë se kampioni aktual,

Bashkimi, duke e mposhtur me rezultat 88:50. Fitorja e Prishtinës nuk erdhi në dyshim për asnjë moment, ndërsa vetëm në çerekun e katërt prizrenasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë dhjetëminutësh me rezultat 14:12.

Fituesi po thuaj dihej që pas çerekut të parë, pasi bardhekaltrit krijuan epërsi prej 20 pikësh (20:7).

Edhe në çerekun e dytë Prishtina e diktoi ritmin e lojës, duke e mbyllur këtë dhjetëminutësh me 24:14 për të shkuar në pushim me 51:38.

Në vazhdim trajneri Matthias Zollner u dha më shumë hapësirë basketbollistëve të rinj, të cilët treguan lojë mjaft të mirë.Loja e sotme e Prishtinës ishte sinjal pozitiv edhe për paraqitje të mirë në garat evropiane, për çka skuadra është përforcuar me basketbollistë mjaft cilësorë.AJ Davis me 18, valon Bunjaku (14) e Alban Veseli me 12 pikë ishin më efikasit te Prishtina.

Ndërsa, te Bashkimi i vetmi që pati pikë dyshifrore (10) ishte Michael James.Fitorja e Z Mobile Prishtinës duket mjaft e lehtë, aq më tepër që në radhët e saj nuk luajti asnjë minutë basketbollisti më i mirë, Dardan Berisha.