Ylli regjistron katër basktbollistë të huaj

Befasia e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli në ditën e fundit të afatit kalimtar ka regjistruar plotë katër lojtarë të huaj. 

Pas tri përforcimeve, Kreshin Juniku, Altin Morina dhe Fisnik Juniku, dhe vazhdimit të kontratës me Urim Zenelajn, suharekasit kanë regjistruar edhe katër lojtarë të huaj në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Bëhet fjalë për Montreal Scott, Landon Atterberry, Dwan Cladwell dhe Mailn Baker. Ylli edicionin e kaluar arriti që të siguroj vendin e katërt në ETC Superligë duke qenë befasia e sezonit të kaluar. /Olle