Ylli – Rahoveci, mbyllet ndeshja me këtë rezultat

Ylli ka shënuar fitore në derbin e skuadrave që po kërkojnë vend në PlayOff këtë stinor, duke e mposhtur rivalin kryesor në këtë garë, Rahovecin.

Suharekasit me dallimin e madh të bërë në çerek të parë të lojës, kanë mbajtur lojën nën kontroll dhe në ndërkohë përkundër tentimeve, nuk kanë lënë që rahoveci të bëj kthesë të madhe, për ta fituar atë në fund, 99-86.

Arif Mehmetaj ka qenë më efikasi te Ylli, duke shënuar 26 pikë në fitore. Ndërsa Artin Gashi e Mike Harmon kanë shtuar nga 25 secili, derisa Artini ka regjistruar

edhe double-double, duke shënuar edhe 10 kërcime në emër të tij.

Njëjtë, me double-double ka përfunduar ndeshjen edhe qendra kroate, Dragan Sekelja, që ka shënuar 13 pikë e 13 kërcime në këtë ×tore të rëndësishme të skuadrës së tij.

Te Rahoveci, edhe pse 5 lojtarë kanë shënuar pikë dyshifrore, kjo nuk ka mjaftuar për fitore. Arian Çallaku shënoi 18 pikë, Muhamed Hasani 16 pikë e 8 asistime,

por kot, fitorja nuk erdhi.

Pas kësaj ndeshjeje, Ylli bën bilancin 10-6 derisa Rahovecin e lë në 9-7. /Borozani