Ylli – Peja: Mbyllet ndeshja, fituesi përcaktohet vetëm në sekondën e fundit

Peja ka regjistruar fitore të madhe në derbin e sotëm ndaj Yllit në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Shqiponjat” nga Peja triumfuan me rezultatin 83:82 në palestrën e Yllit në Suharekë, shkruan Gazeta Olle.

Heroi i këtij takimi ishte basketbollisti amerikan, Armstead që shënoi pikët vendimtare në sekondën e fundit të ndeshjes.

Te Peja në këtë fitore në takimin e sotëm janë dalluar Morgan dhe Sirko me nga 18 pikë secili, kurse edhe Armstead shtoi 16 pikë të tjera.

Kurse te Ylli më të dalluarit ishin Semir Zekiqi me 23 pikë dhe amerikani Fenner me 19 pikë./GazetaOlle