Ylli në rritje i Kosovës: Shkëlqeu në evropian

Basketbollisti i talentuar, Visar Ejupi ka shkëlqyer në kampionatin evropian U16.

Anëtari i Rahovecit ka luajtur me një mesatare prej 8.9 kërcimesh për ndeshje dhe ishte basketbollisti i 13-të, më i mirë në këtë fazë nga gjithsej 288 basketbollistë, shkruan Gazeta Olle.

Gjithashtu ai kontribuoi edhe me 11.6 pikë për ndeshje duke qenë më i dalluari i dardanëve në këtë kampionat.

Fotografia e Basketball Federation of Kosovo

Njoftmi nga FBK: Shkëlqimi i Visar Ejupit në Evropian

Basketbollisti i Kosovës U16, Visar Ejupi, kishte një mesatare prej 8.9 kërcimeve për ndeshje apo i 13-ti në Kampionatin Evropian, Divizioni B. Pra, nga 288 lojtarë sa ishin në Evropian, Ejupi u rendit në vendin e 13-të. Ai kishte 24 kërcime në mbrojtje dhe 47 në sulm, pra 71 kërcime në tetë ndeshje.
Kapiteni i Kosovës U16 sa i përket pikëve, u rendit në vendin e 34-të, me një mesatare prej 11.6 pikëve për ndeshje.

Fotografia e Basketball Federation of Kosovo