Ylli kërkon të befasojë Sigal Prishtinën

Golden Eagel Ylli të shtunën do të udhëtoj drejt Prishtinës, për të zhivlluar ndeshjen
e parë gjysmëfinale të fazës së ‘play-offit’.

Basketbollisti suharekas, Artin Gashi, në një prononcim për GazetaOlle.com thotë se do
të japin maksimumin që të befasojnë prishtinasit.

“Do të japim maksimumin në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës. Do të mundohemi që të
shënojmë fitore ndaj Prishtinës, dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund”, u shpreh Gashi.

Ylli ishte befasi e këtij edicioni duke arritur që të inkuadrohet në ‘play-off’, duke lënë jashtë katërshës së madhe ekipin e Trepçës.