Ylli Ibrahimi talenti premtues i Dritës

12- vjeçari nga Gjilani Yll Ibrahimi, në kategorinë e Fatosave po lenë gjurmë në futbollin e Kosovës. Ky talent i rrallë i futbollit i cili është pjesë e fatosave të KF Dritës, në këtë konkurrencë është unanimisht më i miri në futbollin e Kosovës.

Ylli në paraqitjet e tij në edicionin e garave të Fatosave ka mahnit me talentin që ka, duke bërë që shumë klube si Rajonale, por edhe ato Evropiane të gjuajnë ‘grepin’ në këtë futbollist.

Karakteristik e këtij djaloshi është kultura sportive, nuhatja për gol në portat kundërshtare, driblingu, si dhe fizionomia gjatë lojës duke e bërë këtë futbollist ‘tmerr’ për portat kundërshtare.

Në edicionin e sapo përfunduar të Fatosave, përpos që është shpallur kampion ai ka marrë edhe epitetin e golashënuesit më të mirë në Kosovë, duke shënuar hiq më pak se 37 gola.

Se çfarë e karakterizon këtë djalosh trajneri i KF Drita të Fatosave Naser Bunjaku për rajonipress u shpreh,” Talenti Yll Ibrahimi përpos që e ka këtë emër, ai në të vërtet është Yll, është i pa konkurrencë është talent i jashtëzakonshëm, është i dalluar nga të gjithë futbollistët tjerë, mund të them lirisht se në futbollin e Kosovës po lind një Yll i vërtet i futbollit, vetë klubi ynë është me fat që e kemi këtë djalosh shembullor në mesin tonë”.

Për majtakun Yll Ibrahimi shprehet edhe prindi i tij, duke bërë me dije se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm, është duke i përgatitur një CD nga lojërat e tij, pasi shumë klube janë të interesuara që ta shohin për së afërmi, lojën e tij në fushën e gjelbër të futbollit.

Për talentët e kësaj kategorie është mirë që edhe Komuna të interesohet nga afër, si dhe FFK-s ti ketë agjentët e saj, për ti mos i lënë që talentet e vendit të shuhen apo të largohen, pa e ditur se ata gjinden në mesin tonë.